Në dimër veshja e trashë, shalli dhe kapuçi janë mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga i ftohti. Ndryshe nga sa ndodh në verë kur në liqenin e Ohrit ne Pogradec më të shumtit e njerëzve i sheh në ujë, tani ata preferojnë të rrinë larg liqenit sepse duket i rrezikshëm, i ftohte dhe sfidues. Për Kastriot Tajarin kjo e dielë ishte ndryshe.
Ai mund të quhet edhe një veteran i notit në të ftohtë. 64 vjeçari u la në liqen në -4 gradë dhe tregon se këtë gjë e ka bërë që në moshën 14 vjeçare kryesisht në det ndërsa sipas tij edhe pse ishte disa herë më i ftohtë liqeni përsëri mbetet tërheqës.
Për Kastriotin sezoni i notit duket se është i gjatë ndryshe nga shumica që mjaftohet vetëm me stinën e verës madje ai është zhy tur edhe kur temperatura ka qenë -16 gradë, një sfidë që jo kushdo e provon.