Një fermer turk po ia vendos lopëve kufjet e realitetit virtual (VR) për t’i bërë ato të mendojnë se janë jashtë në një livadh.
Sipas medieve të huaja, Izzet Kocak nga Turqia, iu është drejtuar kësaj teknologjie pasi ka parë një studim që sugjeronte se i bën lopët më të lumtura. Kjo, nga ana tjetër, do të thotë se ato do të ‘prodhojnë’ më shumë qumësht.
Kocak thotë se kjo tashmë po jep rezultat. Ai ua vendosi kufjet dy lopëve të tij dhe vuri në dukje se prodhimi u qumështit u rrit nga 22 litra në 27 litra në ditë.
Dhe çfarë po shohin lopët përmes kufjeve VR? Me sa duket, janë vizione të botës së jashtme. “Ato po shikojnë një kullotë të gjelbër dhe kjo u jep atyre një nxitje emocionale. Lopët janë më pak të stresuara”, tha ai.