Rozë

Habi e madhe/ Iliri i thotë Donaldit: Ta kam falur ty fitoren!

Ndonjëherë kur shkon për të vënë vetullat, nxjerr sytë, thotë populli. Banorëve u kanë hyrë ethet e fitores dhe me të drejtë, kanë udhëtuar 4 muaj duke bërë gjëra që ndoshta nuk do kishin dashur ti bënin.

Por ka një fjalë tjetër që thotë se njeriu e nxjerr kokën në momente të këqija, në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një moment të keq por është gjithsesi një situatë ku karakteri i tyre vihet në provë. Kemi një Beniadë që na pëlqen shumë për karakterin e saj, cilësi humane që asnjë nga banorët e tjerë nuk ka shpërfaqur pa ndonjë lloj qëllimi ose interesi për lojën.

Aq shumë po i bezdis Beniada tani banorët, sa çuditshëm Iliri i kërkon që të mos rrijë me Donaldin. Dhe këtu vijmë te karakteri i Ilirit: flet mbrapa krahëve, ka qejf që ti lëpihen (rasti i Monikës), i jep shumë rëndësi vetes e të tjera grimca si këto që në fund të fundit përbëjnë karakterin e një njeriu.

Por Iliri harron që ka një publik nga ana tjetër e ekranit. Një publik para të cilit cdo artist, aktor, moderator, i ftuar, politikan, opinionist…të gjithë këta kur janë para publikut harrojnë që janë si një libër i hapur dhe lexohen për atë që janë në të vërtetë.

Me sjelljen e tij, Iliri po humbet shumë pikë. Po tregon që ka frikë si nga Donaldi ashtu edhe nga Beniada. Dhe në vend që të luajë po thur vetëm intriga. Kështu, edhe ai publik që ishte me Ilirin, do bëhet me Donaldin ose Beniadën. Prandaj, me strategjinë e tij të re, Iliri është njësoj sikur të jetë duke i falur fitoren Donaldit.

Emisioni më i ndjekur i shqiptarëve në 2021 dhe 2022 tashmë ka hyrë në fazën e fundit. Duhen edhe dy javë për të shkuar në finale. Ata kanë nisur aventurën e tyre në Big Brother VIP që më datë 5 tetor. Se si kanë duruar deri tani, vetëm ata e dinë. Iu lumtë!

MË TË LEXUARAT

To Top