Rrugëtimin nga “Përputhen” në muzikë seriozisht, po e ndjek edhe Erioni. Djaloshi nga Prizreni pas dedikimit “Dashni” për Mikela Pupën, do rikthehet me një tjetër projekt muzikor.
Kënga titullohet “Mirela” titullohet dhe do të publikohet me 14 korrik.
Videoklipi është realizuar në Budva dhe pritshmëritë për projektin janë të larta. Ndërkaq, ndjekësve në rrjete sociale iu ka rënë në sy “R”-ja që duhet sipas tyre të ishte “K”, referuar Mikelës, vajzës me të cilën doli çift nga programi por që tash e një kohë çifti nuk janë bashkë.