Teksa bënim një “scroll” shumë të zakonëshm mbrëmjen e shkuar në Instagram rastësisht bëmë edhe një “zbulim” për Flori Mumajesin, i cili duhet thënë që kohët e fundit është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të muzikës s krijimeve të tij.
Me karrierën e pasur të këngëtarit mund të mendoni që daljet e tij të para në skenë mund të kenë qenë me kolegë të tij që në atë kohë sapo kishin hedhur hapat e parë në muzikë, ndërsa sot janë emra të mëdhenj të industrisë.
Po ashtu mund të hamendësoni që këto dalje të para të Mumajesit mund të përfshijnë edhe grupin “The Dreams” nga i cili u bë shumë i njohur, megjithatë nisur nga InstaStory që Flori ka postuar kuptuam që dueti i tij i parë në skenë nuk ka qenë me një këngëtare.
Si kështu? Po, po, në video-n që artisti ka publikuar, që është një performancë e këngës “Yjet e Shpresës” nga Eneda Tarifa dhe Sajmir Cili në vitin 1997, Flori zbulon se duetin e parë e ka pasur pikërisht me këtë këngë me miken e tij, gazetaren Jonida Alickolli.
Ai zbulon se performanca e tyre e kësaj kënge ka ndodhur në “Rin Fest”, ndërsa Jonida kujton që dueti ka ndodhur 25 vite më parë. Llogaritë po jua lemë t’i bëni vetë…
Sa veta bëhen që ta këndojë bashkë sërish këtë këngën. Jo për gjë, po së fundmi shumë kanë zbuluar se Jonida di edhe të këndojë shumë mirë.