Një ndër balerinët më të njohur shqiptar në vend dhe në Itali, Kledi Kadiu, ka dhënë një intervistë ditën e sotme për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora. Balerini ka rrëfyer per ipe citë që ka kaluar dhe që janë të panumërta për të arritur këtu ku është sot.
Vitet 90 për të gjithë shqiptarët kanë qenë të mbushura plot vështirësi dhe Kledi si një i ri plot ëndrra, emocione vendosi që të linte pas Shqipërinë për Italinë aty ku dhe do të merrte një famë të madhe.
“Bënim çmos që mos e kuptonim që ishim shqiptarë” kështu e nisi Kledi intervistën e tij duke theksuar faktin se shqiptarët asoj kohe paragjykoheshin dhe mënyra e vetme për ti bërë ballë kritikave ishte me talentin dhe dëshirën për të arritur majat duke mbajtur të fshehtë origjinën.
“Vitet 90 ishin pak ndryshe përsa i përket brezave të rinj. Normale që vështirësitë ishin shumë më të mëdha. Ishte një mentalitet jashtëzakonisht i kritikuar sa i përket shqiptarëve. Kjo është një fakt, unë e kujtoj shumë mirë kur bashkë me Ilir Shaqirin punomin në transmesionin Guona Domenica bënim çmos që mos thoshim, mos ta kuptonim që ishim shqiptarë. Edhe pse punonim në një televizion i cili ishte shumë i shikuar dhe i lakmuar” – tregon Kledi.