Rozë

Habit Donaldi dhe Beatrix bëjnë planet për fëmijë: Ruhuni se do dalë ndonjë djalë sot

Pas situatave dhe zënkave që kanë pasur kohët e fundit, çifti Donald-Beatrix patën një bisedë të gjatë mes tyre ku aktori i shprehu këngëtares së është më mirë që brenda shtëpisë të rrinë vetëm.

Por Beatrix Ramosaj na habiti të gjithëve kur vendosi ta puthë në fund të bisedës aktorin, madje mbrëmjen e kaluar ata shijuan një film romantik nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Ishin banorët që i nga cmuan para se çifti të shkonte për të parë, duke iu thënë se “mund të dalë ndonjë djalë sonte” dhe ata nuk hezituan të flasin në lidhje me këtë temë.

Aktorja Arjola Demiri e nisi bisedën ndërkohë Beatrix Ramosaj u përgjigj menjëherë, duke thënë se dëshiron një vajzë. Mes të qeshurash ata kanë diskutuar për katalogët udhëzues për të bërë djalë apo vajzë.

Pjesë nga biseda:

Arjola: E paskan bërë zemra një dyshek dopio apostafat, ruajuni se mund të dalë ndonjë djalë sonte.

Beatrix: Vajzë kemi dëshirë, llafi që bie.

Donald: Ke vajzë dëshirë?

Beatrix: Po.

Donald: Ok, kam një katalog unë aty si bëhet vajza. Ke dhe një si bëhet çuni, çuni është më i thjeshtë , me dy fjali. Kurse goca do i çik punë.

Egzona: Receta është më e gjatë.

Kujtojmë që vetëm një natë para se të diskutonin rreth “planeve” për fëmijë, aktori i humorit i shprehu Beatrix Ramosajt se duhet të rrinin vetëm brenda shtëpisë së Big Brother dhe se mund të vazhdonin lidhjen e tyre më mirë jashtë. Nga ana tjetër këngëtarja i tha që duhet ta diksutojnë më me qetësi këtë situatë dhe në fund i dha një puthje.

Pjesë nga biseda e djeshme mes Donaldit dhe Beatrix:

Donald: Ka gjëra që ty nuk t’i them dot se jam njeri që kam përgjegjësi jashtë në lidhje me gjërat e mia. Dhe jam njeri që jam overthinking për çdo gjë. Unë kam momentet e mia kur jam neutral por kjo nuk më bën që të ndryshoj tek ty. Të rrish i përqafuar nonstop nuk të bën më të dashur. Ti prap s’më kupton. Ti s’më kupton o shpirt dhe nuk është problem.

Beatrix: Munduhem të të kuptoj.

Donald: Un një herë t’u largova 5 metra dhe ti the dua të dal. Po ta bëja unë atë gjë që bën ti? Janë disa gjëra që më duken absurde.

Beatrix: Janë disa gjëra të thjeshta që ti po i bën kaq të mëdha. S’po të kërkoj asgjë. Janë ca gjëra që i bën sikur ndihesh i detyruar ti bësh. Sikur më ke peshë. Dhe kjo gjë më vret. Ke një lloj shikimi ndryshe.

Donald: Nëse ti mendon këtë gjë merr kohën tënde. Nëse është kështu dua që ti të vërtetosh të kundërtën.

Beatrix: Unë jam njësoj.

Donald: Unë s’kam çfarë të bëj më. Nuk futem do as në kokën tëndë as në zemrën tënde.

Beatrix: Gjithë muhabetit më ke thënë mërr kohën tënde, të njejtat gjëra. Është te ndjesia.

Donald: Gjërat janë super të thjeshta.

Beatrix: Atë po të them edhe ty. Shumë e thjeshtë, njeriu kur ndien e din dhe të kupton. Jo me u fut në panik dhe më prit më të keqen prej teje. Kam qenë shumë ok këto ditë por prapë… Dua ta ndaj lumturinë me ty.

Donald: Kam edhe unë momente e mia. Nëse nuk e kupton nuk kam çfarë të bëj më. Unë xhindose që nuk pot ë bind për gjërat që po mudnohem të them.

Beatrix: Dua të sigurohem me ty.

Donald: Nuk po ndajmë tokat. A të bëjmë fëmijë bashkë apo jo? Për çfarë do siguroshesh?

Beatrix: Thjesht a je a s’je?

Donald: Merr kohën tënde ta kuptosh. Si mundem të të bind më. Më duket shumë e çuditshme që të të bind gjatë gjithë kohës.

Beatrix: Sepse ti po më thua mbi 10 herë që do kohë. Ishte gjëja e parë që më the.

MË TË LEXUARAT

To Top