Lajme

Habit kryeministri spanjoll: Që mos të harxhoni shumë energji

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez befasoi me kërkesën e tij drejtuar punonjësve në sektorin publik e privat të vendit që të mos mbajnë kravata, si masë për kursimin e energjisë.

Sanchez njoftoi se qeveria e tij do të miratojë të hënën masa “urgjente” të kursimit të energjisë, në mesin e përpjekjeve edhe nga disa vende europianë për t`u bërë sa më pak të varuar ndaj gazit rus.

Ia kam kërkuar tashmë këtë ministrave të kabinetit dhe të gjithë zyrtarëve publikë, por dua t`ia kërkoj edhe sektorit privat të mos mbajnë kravata sepse në këtë mënyrë do të kemi mundësinë të kursejmë energji, dhe kjo është shumë e domosdoshme në këto momente për vendin tonë.

Të premten, termometri në Madrid shënoi 36 gradë Celsius dhe 39 gradë në Sevilje. Këto javët e fundit, kontinenti i vjetër ka përjetuar temperatura rekord të larta.

Sipas Sanchezit, mos vendosja e kravatës ndihmon që trupi të qëndrojë më i freskët, e për rrjedhojë, ulet përdorimi i energjisë sepse kondicionerët do të përdoren më rrallë.

Në vitin 2011, Japonia prezantoi fushatën e saj “Super Cool Biz”, që inkurajoi punonjësit e zyrës të veshin rroba më të freskëta gjatë verës. Së fundi, edhe në Mbretërinë e Bashkuar kohët e fundit, politikanëve iu tha se mund t’i hiqnin xhaketat e kostumit të tyre gjatë kohës që ndodheshim në Dhomën e Komunëve.

MË TË LEXUARAT

To Top