Alvisa dhe Bashkimi ishin sot të ftuar te emisioni “Shqipëria Live” dhe po flisnin për lidhjen e tyre. Ata nuk e quajnë veten çift: Alvisa: Ne jemi në njohje e sipër.
Bashkimi: Nuk më pëlqejnë epitetet, po e njoh këtë vajzë. Epitetet kanë përgjegjësi.
Alvisa: Çift quhemi kur marrëdhënia të thellohet. Se ne nuk e njohim njëri-tjetrin aq mirë.
Alvisa shprehu dëshirën që ata të kenë diçka bashkë në televizion.
“Këto janë dëshira, le të shohim, nuk e kemi ndarë me thikë. Dëshirat janë për të gjithë. Gjithsesi unë kam mbaruar ekonomik dhe dua të investoj te biznesi privat. Ne jemi koshient që shumica shkojnë në Për’puthen për famë se e cekin te pjesa e eksperiencës së re,përpos dashurisë, por nuk e kam prioritet televizionin.Them pse jo? Pse mos të jetë diçka ekstra.”,- Alvisa.
Bashkimi për momentin do rrijë në Shqipëri me Alvisën, ndërsa Alvisa tha se nuk i pëlqen Amerika pasi i duket shumë larg nga çdo gjë ka ndërtuar në Shqipëri.
Alvisa tregoi se nga Bashkimi nuk pëlqen që mban inat shumë dhe se kur nervozohet flet pafund.