Reperi i njohur shqiptar, Stresi, gjatë këtyre ditëve ka qenë prezent në shumë prej medieve shqiptare. Ai ka dhënë disa intervista, ndërkohë që në njërën prej tyre tha se ‘femrat në Shqipëri janë degjeneruar shumë’.
Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta duke marrë mesazhe të ndryshme dhe për këtë ka bërë një sqarim në InstaStory. Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) thekson se nuk i ka përfshirë të gjitha femrat, por që momentalisht po mbizotëron degjenerimi total.
“Unë kurrë pa me bo diçka nuk dal nga vetja. Ndaj shoh disa sms te disa zoçkave nëpër Tiranë që iu kam prish shumë punë
pse kam thënë femrat sot janë degjeneruar në Shqipëri, mirëpo unë nuk flas kurrë në numrin shumës se ka edhe vajza të mira sa të duash”, u shpreh ai.
“Por aktualisht po mbizotëron kur***** dhe degjenerim total hajt shëndet e di si doni njerëzit unë që ju plas realitetin në fytyre, por kështu jam nuk bëhem ndryshe”, tha më tej 35-vjeçari.