Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Twitter” shprehet falënderues për mikëpritjen në shtëpi nga kryeministri Mitsotakis.
“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale!
Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”, shkruan Rama.