Rozë

Habit me rrëfimin, Xhensila Myrtezaj: Në atë koncert përfundova duke veshur fustanin e grimieres

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka rrëfyer prapaskenat e koncertit të Noizyt “Alpha Show”, që u mbajt në Tiranë.

Pin on Xhensila Myrtezaj

Xhensila ishte një ndër të ftuarat e atij koncerti dhe madje ishte ndër artistet që u ngjitën të parët në skenë për të nisur koncertin.

Të gjitha emocionet e bukura të prapaskenës, skenës dhe afterparty-t, Xhensila ka vendosur t’i ndajë në Youtube. Ajo tregoi “rrëmujën” teksa bënte grimin, rregullonte flokët e zgjidhte veshjen për koncertin.

Këngëtarja tregoi se kishte porositur tre veshje nga tre stiliste të ndryshme.

Por asnjëra nuk i kishte pëlqyer mjaftueshëm këngëtares, gjë që ka bërë që në moment të fundit ajo të zgjodhë rrobat që kishte veshur grimierja e saj Elona gjatë gjithë ditës në punë. Kujtojmë se këtë verë, Xhensila dhe Noizy erdhën me një super bashkëpunim që u titullua “Edhe një natë”, që mori miliona klikime në You Tube.

Xhensila Myrtezaj bën këtë ndryshim drastik në pamje - SHQIP.com

MË TË LEXUARAT

To Top