“Sa kohë iu duhet për të rënë në dashuri” ishtë pyetja e mbrëmjes për puntatën e së mërkurës, ku të gjithë shqiptarët dhe ndjekësit besnikë kanë mundësi të japin opinionin e tyre në D-Night.
Referuar kësaj teme, drejtuesja e programit Dajana Shabani dha mendimin e saj duke thënë se ka shumë mënyra sesi njerëzit bien në dashuri dhe me atë të gjithë meshkujt kanë rënë në dashuri me shikim të parë.
“Ka persona të cilët ndjejnë flutura në stomakun e tyre me një të parë. Ka persona të cilët bien në dashuri për një kohë të gjatë,
por ka edhe nga që nuk të duan asnjëherë, por në momentin që të humbasin fillojnë të bien në dashuri me ty. Asnjëherë nuk janë dashuritë njësoj!
Ç’është e vërteta ka persona, të cilët e shprehin haptasi dashurinë dhe bëjnë për ty, por nga edhe nga ata persona, të cilët mund të të duan shumë fort, por ama asnjëherë nuk e shprehin dhe duken si mendjemëdhenj, sikur nuk kanë zemër e shumë të tjera si këto”, tha Dajana.