Sabiani u përzgjodh nga publiku si i eleminuari i rradhës në këtë edicion të ‘’BBV’’. Vendimi për largimine Sabianit shokoi banorët të cilët kanë një marrëdhënie të mire me të.
Sabiani teksa bisedonte me banorët e tjerë nga mbrëmja e djeshme pas nominimit të tij, u tha atyre që nëse ai do largohej nga shtëpia, nuk do të kthehej më pasi ishte vendimi i publikut që ai të lente shtëpinë.
Gogla që ai mbante në dorë ishte ajo që vendosi për rikthimin e Sabianit në shtëpi. Fati u tregua me të bujar duke i dhënë një mundësi të dytë, që në fillim ai nuk pranoi, por ishte dhe prezantuesja Arbana e cila i dha një shtysë që ai të rikthehej sërish. Sabiani më vonë me shaka u tha banorëve, “Unë e fitova Big Brother”.