Banori nga Kosova i “Big Brother VIP”, Granit Cana, ditëve të fundit ka qenë personazhi më i përfolur në shtëpi.
Mbrëmjen e djeshme ai i ka rrëfyer këngëtares, Fifi për njohjen dhe gjithë dashurinë e përjetuar me ish-partneren e tij.
“Kisha një histori me shoqen e saj, por rastësisht e njoha dhe sa e pash ndjeva fluturat në stomak lidhja që pata me shoqen e saj ma vështirësoi situatën”, tha ai.
Më pas ish-futbollisti shtoi se pas shumë përpjekjeve ata arritën që të vendosnin urat e komunikimit dhe më pas edhe të dashurisë. “Insistova shumë se në fillim ajo nuk donte, por patën kontakte më vonë. Bashkëjetuam dhe kemi qenë gjithë kohës”, tregoi ai.
Sipas Granitit , koha e kaluar së tepërmi në shoqërinë e njëri-tjetrit u kthye më arsyen e ndarjes së tyre.