Leximi

Habit shqiptarja me rrëfimin: Unë flas me shpirtrat e njerëzve që nuk jetojnë më, isha në plazh për qejfin tim dhe…





Olta Canka, e ftuara e sotme në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, a zbuloi se ka aftësinë të ndjejë shpirtrat e personave të vde kur por njëkohësisht sheh edhe vegime. Një histori paranormale e përkthyeses shqiptare, e cila e ka ndarë me publikun këtë jetë të saj mes spiritualizmit dhe kontaktin me botën e përtejme.

“Jemi duke biseduar tani, më shfaqet befas para syve. Mund të jetë paralajmërim për diçka që do të ndodhë apo diçka që ka ndodhur. Mund të ketë lidhje me mua apo me ty, ose s’ka lidhje fare, por prek diçka të rëndësishme. Është thjesht një mesazh dhe unë duhet t’i vë vend, ose ta mbaj në kujtesë derisa të lidhen vegimet me njëra tjetrën.” – shpjegoi ajo për të qartësuar mënyrën apo ndjesitë që përjeton kur është në kontakt me një shpirt.

Olta shprehu se kjo aftësi e saj nuk është pritur mirë nga njerëzit, por as nga ajo vetë. Në rini nuk e kupton se çfarë ishin ato që shihte, të cilat sot i përkufizon si vegime. Ajo rrëfeu se shpesh është konsideruar e çmendur për deklaratat e saj, por sipas saj kjo lidhet me ndjeshmërinë e saj të lartë dhe përjetimin e energjisë.

“Ka një histori që mund ta tregoj këtu. Ishin shumë shpirtra të lidhura me trojet shqiptare, shumë të përfshirë nga lu ftrat që kanë bërë për të çliruara këtë vend, për idealin e tyre. Isha me pushime për kokrrën e qejfit tim dhe më thonë që duhet të punojë me ta. Ulem në breg të detit, nis meditimin dhe shohim shpirtëra përreth meje të lidhur me zi nxhir.





MË TË LEXUARAT

To Top