Nuk mund të mos shfaqjej një këngë për banorët dhe për Big Brother VIP Albania, në ndonjë cep të Shqipërisë. Fundja i kanë ngritur këngë Enverit & company, çfarë u bë për një këngë tjetër “të voçkël”, që flet për Trixën, Borën, Donaldin e më the e të thashë.
Paradoksale sa të duash, të krijosh një këngë për gic-micet e disa banorëve mbyllur brenda një shtëpie, por ky është niveli, nuk kemi çfarë ti bëjmë.
Nuk na ngelet veçse të qeshim nga halli me këto vargje të tmerrshme që dy këngëtarët kanë menduar të thurin.
Nëse qëllimi i tyre ishte të merrnin pak vëmendje, me siguri ia kanë mbërritur. Si i thonë një fjale, “e rëndësishme është të flitet”.
Sa për fillim: “Muhabet po bën Donaldi, shtrëngu fort si Garibaldi, po ç’ka ke mori Batrix, pasha zotin ti je fiks.