Lajme

Hajde-hajde! Kryeministri Rama merr një dhuratë nga një mik që kushton më shumë se rroga e një shqiptari për 2-3 muaj





Atletet dhuratë të bëra ndaj kryeministri Edi Rama u zbuluan që nuk ishin nga një sipërmarrës nga Berati, të cilën e tha dje në mitingun me të rinjtë e Laprakës.

Mirëpo, siç Dosja.al zbuloi ishin dhuratë nga një mik i Vuçiç dhe jo drejtpërdrejtë nga sipërmarrësi në Berat. Ata ishin nga stilisti Philipp Plein.

Kurioziteti i të gjithëve është se sa kushtojnë atletet dhuratë? Me një kërkim të shpejtë në faqen online të ‘Philipp Plein’ zbulohet se atletet e bardha që tashmë Rama disponon arrijnë shifrën e 500 eurove.

Formati i të bardhave që Rama kishte në duar, është në një formë të ngjashme me tre modelet e mëposhtme. Disa kanë shifrën e 500 euro, të tjera arrijnë dhe 400 mijë. Mirëpo kjo dhuratë e shtrenjtë bie ndesh me ligjin që është përcaktuar për zyrtarët e lartë. Shifra e 400 eurove të atleteve të bardha të personalizuara e kalon kufirin e asaj që zyrtarët duhet të marrin.

‘Ligji shqiptar e përcakton kufirin maksimal të vlerës së një dhurate që zyrtarët shqiptarë mund të japin dhe të marrin nga homologët e huaj në 25 mijë lekë.’– thuhet në ligj.

Nëse Rama do ti përdorë atletet e bardha apo do ti vendosë pranë dhuratave të tjerë në kryeministri mbetet për tu parë!





MË TË LEXUARAT

To Top