Rozë

Hajde-hajde! Ky është prezantuesi i njohur nga Kosova që ka kërkuar 10 mijë euro për t’u futur në ‘Big Brother’

Tashmë, “Big Brother VIP” ka hyrë në javën e fundit të rrugëtimit të edicionit të parë. Për të ardhur deri këtu, puna ka qenë e madhe, e numri i të kontaktuarve shumë i lartë.

Në mesin e plot të kontaktuarve që kanë refuzuar ka qenë edhe Meriton Mjekiqi. Moderatori i njohur, i ftuar në ’50 pyetje’ të emisionit Prive pranoi se ka marrë ftesën por ka pasur një kusht.

Ai ka kërkuar plot 100,000 euro për t’i thënë po kësaj aventure televizive. Sigurisht, asnjë nga protagonistët nuk janë paguar dhe as Meritoni nuk do të përbënte përjashtim. Sidoqoftë, goxha shtrenjtë!

I ftuar së fundi në emisionin “Why Not”, Meritoni u pyet lidhur me Noizyn. Moderatori tha se ko nflikti i përket së kaluarës dhe nuk dëshiron të flasë për këtë gjë. “Çfarë do që ka ndodhur në 2021-in mbetet aty, tashmë jemi në 2022-in. Çdo përgjigje që unë mund të jap ty sonte do të keqkuptohet.”, u shpreh moderatori i njohur.

Meritoni pohon në emisionin “Why?Not” në RTV Ora se nuk ka inate dhe hatërmbetje me asnjë reper, pasi askush nuk i ka cë nuar familjen dhe jetën, dhe këto sipas tij janë arsye të forta që mos të mbajë inate me askënd.

MË TË LEXUARAT

To Top