Korrespodenti i Top Channel në Athinë Artur Bibe në një lidhje live për Open zbuloi detaje nga darka mes kryeministrit Edi Rama dhe atij grek Mitsotakis.
“Prodhoi optimizëm. Kemi filluar një procedurë të re mes dy vendeve. Zoti Rama dhe Mikotakis nuk dëshironin të prononcoheshin. Të dy liderët nuk folën për një marrëveshje specifike, por folën për probl ematikat që kanë dy vendet.
U vendos që të dyja palat të nisin nego ciatat për shportën e prob lemeve. Nuk kemi për t’i shtuar gjë marrëveshjes së detit. Sot u fol për një klimë të re për të dy vendet, pra janë një sërë çështjesh të reja por edhe me vjetërsi 80 vitesh”, tha Bibe.