Leximi

Hajde-hajde! U lidh me majmunin/ Gruaja qan me lot: Nuk më lënë ta takoj më, ai më do dhe unë e dua…





Një grua e quajtur Adie Timmermans ka nisur një “romancë” me një shimpaze në Kopshtin Zoologjik të Belgjikës. Gruaja e ka vizituar çdo javë për katër vite rradhazi, aq sa janë bërë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Në një video të publikuar nga “Mirror” gruaja shihet duke puthur në buzë shimpazenë Chita. Ky afrimitet nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Kopshtit Zoologjik, të cilët i kanë dhënë fund “romancës” së tyre.

Ato e kanë ndaluar zonjën Timmermans të vizitojë shimpazenë, pasi Chita duhet të shoqërohet me shimpazetë e tjera të kopshtit dhe të përshtatet.

“Kafshët nuk tregojnë respekt për një kafshë tjetër të llojit të tyre nëse e shohin shumë të fokusuar te njerëzit. Ne duam që Chita të jetë shimpaze sa më shumë që të jetë e mundur. Jashtë orarit të vizitave në Kopshtin Zoologjik, ai kalon 15 orë në grupin e tij. Ne duam t’i japim atij shansin për të qenë sa më i lumtur”, kanë thënë drejtuesit e Kopshtit Zoologjik. Raportohet se Chita është rritur si kafshë shtëpiake dhe i është dhuruar kopshtit kur është bërë shumë i madh dhe i pakontrollueshëm. Që atëherë ai nuk është përshtatur lehtë me shimpazetë e tjera dhe ka pasur përleshje të vazhdueshme.

Ndërkohë, gruaja e afeksionuar pas tij është mërzitur shumë pas këtij vendimi nga drejtuesit. Ajo nuk e kupton se ku ka gabuar.

“Unë e dua atë shimpaze dhe ai më do mua. Nuk kam asgjë tjetër. Pse duan ta largojnë atë nga unë? Chita është 38 vjeç dhe është mësuar me njerëzit që në moshë të re. Mesatarisht, shimpazetë jetojnë deri në 40 vjeç, kështu që sjellja e tij nuk do të ndryshojë tani”, është shprehur zonja Timmermans.





MË TË LEXUARAT

To Top