Me uljen e temperaturave duket se të gjithë kanë nisur të ndryshojnë garderobën, por edhe të ndezin oxhaqet për të shijuar diçka të ngrohtë.
Kështu ka ndodhur edhe me moderatoren, Marina Vjollca, e cila ka publikuar në ‘Instastory’ një video ku ka shkruar: “Erdhi dimri nga ne”, duke ndarë momentet e qeta dhe romantike brenda shtëpisë së saj.
Me siguri Vjollca do ta shijojë maksimalisht këtë stinë, pasi ka nxituar ta hapë menjëherë oxhakun e të shijojë ngrohtësinë në shtëpi pranë më të dashurve të saj.