Arrat kanë dyfishin e antioksidantëve në krahasim me të gjithë arrorët e tjerë dhe e çlirojnë organizmin nga radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë sëmundje.
Sipas ekspertëve, arrorët janë përgjithësisht të pasur me acide yndyrore, vitamina dhe proteina. Megjithatë ekspertët e ushqimit shpjegojnë se njerëzit nuk hanë arrorë mjaftueshëm.
Një studim i fundit doli në përfundimin se njerëzit duhet të hanë të paktën tetë arrra në ditë. Sipas të dhënave, konsumi i arrorëve parandalon sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe pandalon radikalet e lira.
Në veçanti, ngrënia e tetë arrave në ditë ju mbron nga sëmundjet e zemrës. Ndaj ato konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme për njeriun.
Një nga aspektet më interesante të arrave, është roli i tyre në përmirësimin e shëndetit mendor. Arrat ndezin plot tridhjetë transmetues nervorë për trurin.
Një studim amerikan, analizoi përmbajtjen e antioksidantëve të 10 arrorëve të ndryshme. Nga të dhënat e AgroWeb.org, autorët e studimit zbuluan se arrat ishin më të pasur se kikirikët, bajamet, fistikët dhe arrorë të tjerë.
Por këto yndyrna janë polio-të-pangopura dhe mono-të-pangopura të cilat mbrojnë enët e g jakut. Shkencëtarët amerikanë shpjeguan se mjaftojnë tetë arra në ditë për të marrë përfitimet maksimale.
Sipas tyre, duke ngrënë tetë arra para buke, njeriu mund të humbë peshën e tepërt, sepse arrat nxisin ndjesinë e ngopjes afatgjatë.
Arrat janë të pasura me kalium, magnez, fosfor, hekur, vitaminë C dhe B, të cilat e mbajnë organizmin të fortë e të shëndetshëm.