Lajme

Hapja e shkollave në Shqipëri/ Mjeku jep alarmin për koronavirusin: Mund të ndodhi e keqja e madhe si ndodhi në Amerikë!

Mjeku Epidemiolog Taulant Muka vijon të përcjellë mesazhe të forta në lidhje me situatën e covid-19.

Albania, the curious case of the resignation of the deputy minister of education

Në një postim në rrjetet sociale, së fundi Muka ka bërë një reagim edhe në lidhje me vendimin për hapjen e shkollave.

Muka thotë se në Florida, dy javë pas hapjes së shkollave ka rreth 9000 femije te infektuar, mbi 60% prej tyre nen moshen 14 vjeç.

Më tej, ai apelon autoritetet shqiptare që hapja e shkollave duhet bere nen kujdesin e eksperteve të vërtetë.

“Nje tjeter e dhene nga Florida: pas dy javesh nga hapja e shkollave, rreth 9000 femije te infektuar, mbi 60% prej tyre nen moshen 14 vjeç. 1 nder 50 femije kerkuan kujdes mjekesor, edhe pse mundesite qe ata te kene komplikacione jane te uleta.

Hapja e shkollave duhet bere nen kujdesin e eksperteve (te vertete), dhe garancia me e madhe per femijet te ndjekin shkollen dhe jetojne shendetshem eshte ulja e infeksionit ne nivel komunitar.”-shkruan Taulant Muka.

MË TË LEXUARAT

To Top