Leximi

Harxhoni shumë kohë dhe energji duke hekurosur? Me këtë truk do i mbaroni për 10 minuta





Nëse hekurosja e rrobave nuk hyn te punët që i bëni me qejf, mos u mërzisni, nuk ju ndodh vetëm juve.

Megjithatë është diçka që duhet bërë përditë dhe nuk kemi shpëtim. Edhe pse nuk mund ta shmangim, mund ta bëjmë më të lehtë si proces dhe për këtë ekzistojnë truke.

Përderisa po lexoni këtë artikull, me siguri dëshironi të dini si t’ia bëni që t’i hekurosni rrobat më shpejt. Çfarë duhet të bëni?

Vendosni një letër alumini ndërmjet veshjes që po hekurosni dhe tavolinës së hekurosjes. Ndërkohë që ju hekurosni njërën anë të rrobave, letra e aluminit do të përcjellë nxehtësinë edhe në anën tjetër dhe rrobat do të hekurosen lehtësisht. Kjo do të bëjë që të kurseni më shumë kohë, sidomos në mëngjes kur ora fluturon.

Mbështillni tavolinën e hekurosjes me letër alumini sepse... - Telegrafi





MË TË LEXUARAT

To Top