Lajme

Helmohet uji/ Banorët e këtij fshati shqiptar përfundojnë në spital

Më shumë se 112 banorë të fshatit Gorancës, të Hanit të Elezit, kanë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të he lmimit që besohet të ketë ardhur nga uji i pijes.

Fluksi i madh i qytetarëve që po kërkojnë ndihmën e mjekut, sipas drejtoreshës së shëndetësisë Kimete Kuka është zor i përballueshëm për shkak të mungesë së stafit e disa barnave.

Kjo tha se kanë dërguar kërkesë në ministrinë e shëndetësisë, që pas gjendjes së krijuar këtu, të ndihmohen me disa medikamente. Për të parë situatën nga afër, në terren doli edhe Mirsad Shkreta deputeti mjek i Lëvizjes Vetëvendosje.

MË TË LEXUARAT

To Top