Mirgen Hoxha, një qytetar që telefonon në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për temën nëse mesatarja është përcaktuese për të ardhmen, i qëndron mendimit se nuk është aspak e tillë. Ai është pronar i një kompanie me 45 punonjës, por tregon se në gjimnaz nuk ka qenë nxënës i mirë. Hoxha thotë se nuk e kuptonte aspak qëllimin e shkollës, por ishte shumë i sigurt për të tijin, i cili u bë motivimi i një historie suksesi.
Mirgen Hoxha: Unë mund ta jap mendimin tim në dy perspektiva: në perspektivën personale dhe atë si një pronar i një kompanie që kemi 45 punonjës.
Aldo: Po. Mirgen Hoxha: Në atë perspektivën personale unë kam pasur një përvojë shumë të hidhur në shkollën e mesme dhe kam pasur një mesatare jo fort të mirë.
Aldo: Kur thua jo fort të mirë, sa e ke pasur mesataren? 7 pikë? Mirgen Hoxha: E kam pasur 5.7. Aldo: 5.7! ideja është që nuk e doje atë lëndë apo çfarë?
Mirgen Hoxha: Ideja ishte këtu që unë nuk e kuptoja pse duhet të isha në shkollë. Nuk e lidhja dot shkollën me atë që doja të bëja.Aldo: Domethënë ti doje të bëje pikërisht këtë që bën sot apo diçka tjetër?
Mirgen Hoxha: Unë isha në punë faktikisht, qëkur isha në shkollë të mesme, doja që të ndërtoja një kompani dhe të bëja lekë, kjo ishte si pasion, si dëshirë, dhe nuk e shikoja se si shkolla do të më ndihmonte mua në këtë gjë.
Aldo: Ndërkohë, ti ishe i qartë vetë në këtë gjë, ishte kohë e humbur.Mirgen Hoxha: Po, e shikoja si kohë të humbur. Aldo: Ndjesë, po flasim për vitet?
Mirgen Hoxha: Në 2006-ën kam mbaruar unë. Arrita të shkoja në një universitet në SHBA, vajta në një kolegj në fillim dhe atje unë kam marrë një mesatare 10.
Aldo: Domethënë nga 5.7 këtu 10 në Amerikë? Mirgen Hoxha: 10 në Amerikë. Megi Latifi: Vajte apo të morën?Mirgen Hoxha: Vajta atje dhe ky i kolegjit ishte që futej kushdo, i jepej një shans i dytë atyre që nuk kishin qenë mirë në shkollën e mesme. Aldo: Me ç’po kuptoj, ti problemin e paske me sistemin apo me shkollën?
Mirgen Hoxha: Problemi im ishte tek të kuptuarit një qëllim. Po ta them shembullin e dytë. Unë kam rreth 45 punonjës. Kam disa punonjës të cilët nuk kanë shkuar në shkollë të lartë. Kemi një person i cili është dizenjues i aplikacioneve kompjuterike. Nuk ka shkollë të lartë ky. Ky ka filluar që në gjimnaz të dizenjonte për qejf, për hobi. Unë e pashë këtë talent, e mora në punë, e trajnuam për një periudhë 1-vjeçare. Tani, ai bën punë të mrekullueshme që një profesionist me 10 vjet punë pothuajse nuk arrin ta bëjë dot.