Lajme

Historia e nënës shqiptare, Ajkunës që ngriu maleve në borë për t’i çuar bukë të birit, amanet t’i doni nënat tuaj se nuk të bëhet njeri nënë

Shumë ngjarje të dhi mbshme ndodhnin dyerve të bu rgjeve me familjarët e të dë nuarve qe rendnin nga çdo cep i Shqipërisë për t’ju gjendur pranë të afërmve të bur gosur.

Shkëlqim Abazi: Kam lindur në një stallë lopësh dhe i kam mbijetuar Spaçit  - Gazeta Shqiptare Online

Kjo është historia e një nëne të burg osuri, nga Puka në vitet ’70-të e cila bënte kilometra të tërë në këmbë , maleve për të mbërritur tek i biri, derisa një ditë kishte mbetur e ng rirë në dëborë.

Historia e saj është përjetësuar në këtë poezi të Shkëlqim Abazit, i cili e njohu këtë nënë her oinë kur ishte vetë i bur gosur në Spaç.

Ja shënimi i i tij dhe poezia:

“Gjithë të dë nuarit e viteve …70 – …73 e kujtojnë nanën e Franit, atë grua kreshnike, tepër të vobektë, që nisej në këmbë nga thellësitë e Pukës për të mbërritur në Spaç pas tri ditë-netësh.

Si mbushte torbën me fruta pylli, si arra, lajthi, mollçinka, gështenja apo ç’t’i ofronte natyra, mësynte derën e bur gut me rregullsi ciklike dy mujore dhe nuk largohej pa u takuar me të birin.

Ne ishim mësuar me rregullsinë e asaj nëne fisnike, sa kur mbushej dy muajshi, dilnin mbi tarracë dhe vrojtonim drejt portës. Dhe ajo s’na zhgënjeu ndonjëherë, do vinte në ditën fikse, sillte frutat e pyllit me porosi që i biri të na i ndante secilit nga një kokërr.

Por kaluan disa dymujor dhe nana s’po dukej, u merakosëm. Ç’t’i kish ndodhur vallë?

Kur nëpërmjet ca të lirëve vendas mësuam se pl akën e gjorë e kishin gjetur të ngri rë mes maleve të Pukës dhe Spaçit, me strajcën e pandashme në dorë, na pllakosi zia. Humbjen e saj e përjetuam me dhimbje, si ta kishim njeriun tonë të afërm.

Korab | Mapio.net

 

MË TË LEXUARAT

To Top