Një histori e dhim bshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela, në 1993. Sikur të mos mjaftonte “dalja në pension para kohe”, në moshën 45-vjeçare, largimi nga skena, “har resa” mediatike, fyerjet dhe etiketimet si “beniamine e Enver Hoxhës, rrugaçëria dhe va ndalizmi ra mbi të dhe mbi njerëzit e artit e kulturës shqiptare.
Një person i panjohur, teksa Vaçja kthehej për në banesën e saj, e sulmoi dhe e go diti në errësirë artisten e shquar. Pas ca ditësh personi u arrestua (nuk ka rëndësi emri i tij, që mund të gjendet ën kronikat e kohës), madje u bë edhe një gj yq formal, i cili e dë noi me tre muaj agre sorin, por as atë dënim nuk e kreu të plotë.
Pas këtij akti van dal ndaj Vaçes, gjendja e saj shëndetësore e psiko logjike u rëndua shumë. Duke përfituar nga një ftesë për një koncert në Zvicër, pranë bashkatdhetarëve tanë atje, Vaçja iku përfundimisht në 1993, së bashku me vajzën, Irmën, dhe bashkëshortin, Pjetrin. Ajo jetoi në Bazel, derisa mbylli sytë, më 6 shkurt 2014.
Ndaj artistes së madhe Vaçe Zela janë bërë pad rejtësi. Ajo nuk ishte as beniamine, as e preferuara e udhëheqjes por ishte një artiste e shquar, që gjithçka e kishte fituar me talentin dhe zërin e saj të artë.