Rozë

Historia e plotë/ 29-vjeçarja shqiptare që ka 7 fëmijë, ka mbaruar dhe 2 fakultete: Dua të jemi familje e lumtur

Edhe pse e re në moshë, Ajlin Alfredaj ka 7 fëmijë dhe ka zbuluar se dëshiron edhe një tjetër.

Historia e shqiptares 28 vjeçe që ka 7 fëmijë dhe kreu 2 fakultete ...

29vjeçarja ka treguar se Zoti e ka bekuar me 3 palë binjakë dhe një tek. “Binjakët e parë janë Rei dhe Rea 9 vjeç. Binjaket e dyta janë Ajseli dhe Selma që mbushin 6 vjeç. Ajla dhe Amelia janë binjaket e treta që mbushin 5 vjeç, dhe Kenza është tek, 3 vjeçe”, ka thënë ajo.

Por pavarësisht se është nënë e 7 fëmijëve, kjo nuk e ka penguar aspak që të rritet profesionalisht. Ajlin ka përfunduar 2 fakultete, një për drejtësi dhe një për edukim fizik, ndërsa këtë vit kërkon të nisë një master të dytë. Ndërkohë momentalisht punon si juristë pranë hipotekës së Bajram Currit.

Kjo histori frymëzuese e “Borëbardhës me 7 fëmijë” është publikuar gjithashtu në kanalin zyrtar të Top Channel në “Youtube”, e cila brenda 24 orëve ka marrë mbi 200 mijë view. Gjithashtu edhe komentet janë të shumta, ku njerëzit përgëzojnë çiftin e ri për krijimin e një familje kaq të bukur dhe të lumtur.

Ndërkohë gjatë intervistës, 29-vjeçarja ka treguar se bashkëshorti i saj, Alfredi, është ndihma më e madhe që ata ja dalin suksesshëm në mbajtjen e familjes kaq mirë. Madje ai ka rrëfyer edhe sfidat më të mëdha që kanë kaluar gjatë viteve të martesës.

“Me Ajlin kemi kaluar shumë sfida, por më e madhja ishte kur na u sëmur Ajseli. Kur e sheh fëmijën tënd që është vetëm në dorë të Zotit, të priten këmbët nga pafuqia. Por ia dolëm, vajza tani është mirë”, ka thënë Alfredi.

MË TË LEXUARAT

To Top