src=”https://i.imgur.com/ekX5F3k.jpg” />
Nga Ndue Baca: Ka shekuj që ndër shqiptarë jeton shpirti dhe forca e Shenjtit mrekulli‐bërës më emrin Shna‐Ndou i Padovës,ku rez idenca e përhershme e këtij Shenjti ka qenë në kalanë e vjetër më emrin Sebastia,e cila ndodhet pranë qytetit të sotëm të Laçit, që ndër shekuj e deri në ditët tona njihet më emrin Kisha e Shna Ndout.
Sebastia është një qytezë e vjetër nga e cila sot (përveç rrënojave) kemi si dëshmi nga një tu më e gërmuar, në vendin e quajtur Kodër Zogëz ; një unazë ari që i përket shekullit VII mbas Krishtit, dy parzmore, një fibul argjendi dhe dy monedha të Septim Severit dhe Maksimilian Dazes të epokës romake.. (Luigji M. Ugolini, Shqipëria e Lashtë,fq.46 ).
Historia e shkruar e kësaj kishe nga vet “kisha” dhe autor të ndryshëm është shumë e hershme. Ajo në vitin 1349 njihej si Kisha e Zojes së bekuemë, dhe në vitin 1557 mori emrin Kisha e Shna Ndout. P
Pikërisht për shugurimin e Kishës së Shna Ndout shkruan edhe At Lovro Mihaçeviq në librin “NËPËR SHQIPËRI 1883 – 1907 “ Ku ndër të tjera në faqen 32 lexojmë : “…Në korin e Kishës në mure qëndron mbishkrimi i shkruar më shkronja te kuqë ; Templum hoc consecratum est an.1557 (kjo kishe është shuguruar në vitin 1557 ). Kuvendi Sebaste është rrezuar gjatë tërmetit të vitit 1853….Menjëherë më poshtë nën kishe gjendet shpella,për të cilën populli thotë se është e Shën Vlashit, Ipeshkëv dhe martir,të cilin ata e duan për shqiptare te vetin e jo armenas….” Ndërsa Studiuesi dhe Albanologu i njohur Austriak Theodor Ippen në librin “Shqipëria e Vjetër”,në faqet 155 ‐156 ndër të tjera shkruan : “ Pranë fshatit Laç (atëherë nuk ishte qytet) ngrihet kisha e pelegrinazhit Shna Ndoj “Shën Antoni “ e cila çmohet shumë dhe nderohet si nga të krishterët dhe muhamedanët… Sipas mbishkrimit kisha duhet të jetë vetëm 450 vjeçare…..Në anën e kishës ndeshën rrënoja,të cilat i përkisnin padyshim një manastiri që ka ekzistuar në ketë vend.
Kisha dhe manastiri i dikurshëm ngrihen mbi një shkëmb, i cili përben shpatin e rrëpirëte të një përroi malore. Në ketë mur shkëmbore ndodhet një shpellë, e cila vizitohet gjithashtu nga pelegrinët.“ ( Ky përshkrim i përket vitit 1900.