Lajme

Historia emocionuese/ Festojnë 80 vite bashkë, ky çift 101 dhe 102 vjeç tregon për dashurinë e tyre: Mezor po pres të puthemi





Marisa dhe Marco kanë 80 vite që po jetojnë dashurinë e tyre. Ajo është 101 vjeç, ai 102 dhe historia e tyre ka zgjatur 80 vjet. Tani janë duke imagjinuar për puthjen e parë që do t’i japin njëri-tjetrit sapo vir usi të largohet.

“Dashuri e madhe, e madhe,” thotë Marco.

Marisa dhe Marco janë martuar në pranverën e vitit 1941.

“Unë e përsëris për të miliontën herë që ka qenë një mrekulli. Momenti më i bukur ka qenë kur e përqafova,” thotë Marco.

“Marisa më pyeti ‘A më do’?”

“Shumë, shumë, shumë.”

Marisa thotë se dashuria e tyre ishte gjëja më e bukur që kishte ëndërruar.

Marco gjatë luf tës së dytë Botërore, mori pjesë në anën e Rusisë. Marisa nuk mori asnjë lajm nga ai për tre vite rresht.

“A mund ta imagjinoni ank thin e tri viteve duke pyetur veten nëse është gja llë apo jo,” thotë Marco.

“Unë një ditë mora lajmin më të bukur që Marco ishte gja llë, larg por gja llë, ” emocionohet Marisa.

Marisa për tre vite e gjysmë shkonte në stacionin qendror ku vinin lajme me emrat e ush tarëve të vde kur. Emri i Marcos për fat të mirë, nuk arriti ku rrë.

“Çdo javë vinte një listë e gjatë e personave që nuk jeto nin më,” thotë Marisa.

“Marco u kthye i for të dhe është këtu, ” thotë ai duke qeshur.





MË TË LEXUARAT

To Top