E dinit historinë e Luiz Ejllit i cili nuk ka folur deri në moshën 4 vjeçare ndërsa tani është këngëtar dhe se fundmi banor i BBV.
E ka treguar 5 vite më parë në emisionin “Diagnozë” të gazetares Freskida Miloti. Emisioni në atë kohë transmetohej në RTV Ora.
“As tingull nuk kam nxjerrë. Ato vite kanë qenë vite tort ure për familjen. Mjekët i thonin se është një fëmijë i shëndetshëm por nuk e dinin arsyen përse nuk fliste.
Në një darkë ai ka thënë për herë të parë mami, babi e dada për motrën. Dhe që atë natë nuk iu mbyll më goja.Unë nuk e mbaj mend por ma kanë thënë. Më vonë kam lexuar për këtë” tregon Luizi.
Luiz Ejlli po garon për çmimin 100 mië dollarë në Big Brother Albania Vip 2 ndërsa përgjatë 3 javëve qëndrim ka pasur shumë përpla sje me banorët e tjerë.
Ai deri tani eshte banori i preferuar per shqiptaret dhe absolutisht eshte favoriti kryesor per te fituar kete sezon te BBV.