Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Dritan Abazoviçin për zgjedhjen si kryeministër i Malit të Zi me 45 vota pro dhe vetem 3 vota kunder.Përmes një postimi në twitter, Rama shkruan se askush nuk e kishte besuar deri dje se në Ballkanin me 6 shtete, në 3 prej tyre do të kishte kryeministër shqiptar.
Më tej Rama shkruan e tani është radha e kryeministrave që të japin provat si ndërtues urash për paqe dhe mirëqenie për të gjithë.Edhe presidenti Ilir Meta ka uruar Dritan Abazoviç, për zgjedhjen në krye të qeverisë së Malit të Zi.
Meta ka shprehur shpresën, se marrëdhëniet mes dy shteteve do të fuqizohen edhe më tej, ndërsa ka evidentuar se avancimi në proceset integruese, është i rëndësishëm për shqiptarët në Malin e Zi dhe forcimin e stabilitetit në rajon.“Urime të përzemërta dhe shumë sukese z.Dritan Abazoviç për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të Malit të Zi. Shpresëplotë se marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të popujve tanë.
Progresi i Malit të Zi dhe avancimi në proceset integruese janë shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje, për të ardhmen e përbashkët europiane, si edhe për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë”, shkruan Meta.