Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi vazhdon të jetë emri më i komentuar në mediet rozë edhe pse nuk është më pjesë e shtëpisë së “BBV”.
Mbrëmja e djeshme ishte një festë madhështore e organizuar nga “Top Channel” për 20 vjetorin e themelimit.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe ish-banorët e Big Brother Vip dhe sipas videove dhe fotografive të publikuara duket se kanë kaluar kohë mjaft të mirë.
Një video e publikuar nga Arbana Osmani shihet Fifi e cila ka hypur mbi tavolina duke vallëzuar dhe kënduar me gjithë zemër.