Një nënë bën cdo gjë për fëmijën e saj, por edhe një fëmijë mund të bëjë shumë gjëra dhe sa krifica të mëdha për nënën e tij, madje duke hequr dorë edhe nga karriera.
Një futbollist 23-vjeçar me origjinë nga Kroacia ka hequr dorë nga karriera e tij futbollistike për t’i shpëtuar jetën mamasë së tij. Robert Peric-Komsic është një su lmues kroat me perspektivën e një karriere të mirë përpara.
Por për të futbolli tani për tani i përket të kaluarës pasi atij iu desh t’i jepte një pjesë të madhe të mëlçisë nënës së tij.
Roberti vendosi të linte gjithçka që kishte ndërtuar deri në atë moment për t’i kthyer nënës së tij dashurinë që i kishte dhuruar. Ai i dha asaj 70% të mëlçisë duke iu nënshtruar një operacioni transplantimi në një klinikë të specializuar në Stamboll.