Delinda Disha është ndër ato pak aktore dhe personazhe publik që ndan cdo gjë me ndjekësit në rrjetet e saj sociale. Pak ditë më aprë, ishte vetë aktorja e Klanifornia që tregoi për humbjen e madhe.
Ajo humbi dy binajkët që priste të vinin së shpejti në jetë. Edhe pse e dërrmuar, ajo gjeti forcën e duhur dhe u ngjit ne skenën e teatrit në shfaqjen e programuar.Në një postim në rrjetet sociale ku rrëfeu se c`kishte ndodhur, Delinda shpjegonte se fizikisht është mirë, por nga psikologjike po e kalon shumë keq humbjen e dy bebushave të saj.“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja kaq shumë. Janë atje lart si dy engjëj ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruante Delinda.
Së fundmi, Delinda Disha ka bërë një reagim tejet të fortë në rrjetet sociale mbi situtën e Rusisë dhe Ukrainës. Aktorja konsideron Amerikën si hipokrite dhe mashtruese për gjithë këtë që po ndodh.Sipas saj Amerika dhe Perëndimi janë përgjegjës për këtë situatë të pazakontë që po përjeton e gjitha bota tani, por sidomos populli i Ukrainës. Reagimin e plotë të aktores mund ta lexoni të plotë në foto.