Të hënën, më 5 dhjetor ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare muzikanti, Arlindi Gjikolli – Gjikla.
Ceremonia e va rr imit do të mbahet sot, e martë në orën 15:00 në v arr ezat e qytetit të Pejës.
Fun erali niset nga shtëpia e të ndjerit, rruga “Mbretëresha Teutë”, numër 89.
Gjikla, siç e quanin të gjithë të afërmit dhe miqtë, ishte themeluesi dhe shtylla krijuese e grupit WNC nga Peja, që zhanrin e muzikës rep në Kosovë e çoi në një stad më të zhvilluar, qoftë me tekste të angazhuara, me muzikë apo me interpretim.