Rozë

Humbi nënën dy orë para koncertit po u ngjit në skenë për shqiptarët, rrëqeth tenori shqiptar: E pashë në värreza sot





Vetëm dy orë para koncertit të madh në Prishtinë, këngëtari i operas Ramë Lahaj humbi personin më të shtrenjtë në jetën e tij.

Ramë Lahaj pranë nënës: e lum për ne që kemi njëri-tjetrin

E ëma e Ramës u nda nga jeta duke i lënë një boshllëk e dhimbje të madhe të birit, i cili mori forcën të dalë para qytetarëve dhe t’i “servirë” të gjithëve artin e tij, pavarësisht situatës së rëndë në të cilën ndodhej.

Vetëm pas koncertit, Ramë Lahaj njoftoi se e ëma e tij ishte ndarë nga jeta, me një postim në llogarinë e tij në Instagram.

“Miq, shokë e dashamir,

nanen Hale e varrosim sot më 8 gusht 2021 në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut, në ora 16:00! Ju falëmnderit për ngushëllimet dhe kujdesin. Familja Lahaj Hale Lahaj 07.11.1944 – 07.08.2021”- ka shkruar ai.





MË TË LEXUARAT

To Top