Rozë

Humbi nënën në ditën kur ka lindur, Flori: Si më ike ditën që më linde mam, s’ma mbush asnjë urim zemrën

Flori Mumajesi ka kujtuar nënën e ndjerë përmes një postimi prekës. Nëna e tij ndërroi jetë në 23 shkurt të vitit të kaluar për shkak të problemeve me zemrën.

Kantautori e ka kujtuar të ndjerën sot me 23 Gusht, për 40 vjetor, teksa shprehet se iku nga jeta në një datë që ka të bëjë me ditëlindjen e tij.

“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot!

Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që v di sja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë.

Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si l uft ove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh!

Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23.”, ka shkruar Flori. Në këtë rast është e kot të shkruash diçka, është e pamundur të mbash dot lotët.

Flori Mumajesi - Plas (Instrumentale) - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top