Mbrëmjen e kaluar, u nda nga jeta në moshën 52-vjeçare për shkak të Covid-19, këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi.
Mes mesazheve prekëse është edhe ai i djalit të saj, Endrit, i cili e ka shumë të vështirë t’i thotë lamtumirë njeriut më të shtrenjtë, që virusi ia mori padrejtësisht.
Në rrjetet sociale, djali shprehet mes dhimbjes se asgjë nuk mund ta mbushë boshllëkun që i ka lënë në zemër ikja e të ëmës.
POSTIMI: Asgjë nuk mund ta mbush këtë boshllek në zemrën time, shpresoja shumë që do të takoja përsëri por nuk munda.
Ti lu ftove deri ne fund me të gjitha forcat e tua sepse gjithmone ishe luft arake! Të dua shume Mami!!!Me fal zemër që nuk të them dot Lamtumirë!!