Moderatori i dashur për publikun shqiptar, Turjan Hysko, ka ndarë me fansat e tij një lajm të hidhur. Një person i afërt ka ndërruar jetë. Është fjala për babanë e Dr. Florit dhe Alban Kondit.
Për Muhamet Kondin, Turi ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, si mik i familjes dhe jo vetëm. “Xhaxhi Met atje te pret Florani qe e doje e te ngjante aq shume! Per te gjithe ne do mbetesh doktori i madh ne familjen Kondi!
Nje burre fisnik, i mencur, pozitiv, me librat e tu te pafundem, muziken klasike dhe vreshtat fiks si te kishe ardhur nga nje tjeter epoke! Lamtumire shahisti qe nuk e mposhta asnje here!
P.s Sa here me pyesin, ore po Doktor Flori dhe Albani ku e gjeten talentin dhe miresine, u them: Mjafton te njihni baben e vet”, shkruan ai.
7 vjet pas largimit nga jeta të Florian Kondit, i njohur nga të gjithë si Dr. Flori, dje ka ndërruar jetë i ati i tij, Muhamet Kondin. Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i vogël i familjes, këngëtari Alban Kondi.
“Per te gjithe te dashurit dhe miqte e babit tim qe duan ti japin lamtumiren e fundit, pritja behet sot dhe neser ne Agjensine Funerale Univers, rruga Bardhyl perballe postes Shqiptare nr.32. Varrimi neser ne date 19 dhjetor, ora 14:00 ne Sharre Kombinat”, shkruhet në postimin në Facebook.