Lajme

Humbi të shoqen nga Covid-19/ Rrëqeth artisti shkodran Fadil Kraja: Ishte mjeke që shpëtoi 22 mijë shqiptarë, vajzën e kam rritur unë se ajo punonte!

E vetmja ki rurge grua në Shkodër, Zyliha Kraja ndërroi jetë 80 vjeçare më 4 nëntor pasi u infektua nga COVID-19.

Fadil Kraja, dramaturgu i madh shkodran dhe një cigare (VIDEO)

Pas përkeqësimit të shëndetit ajo nuk mundi dot që ta përballonte luf tën e ashpër me COVID-in. Dramaturgu i njohur dhe bashkëshorti i saj, Fadil Kraja në një lidhje live në emisionin ”Shqipëria Live” tha se 22 mijë jetë njerëzish kanë kaluar nëpër uart e saj.

“Një ndër 3 më të vjetrat në Shqipëri pas 22 mijë jetë njerëzish kanë kaluar nëpër duart e saj, nuk e di se çfarë duhet të bëhet tjetër që të quhet nderi i kombit. Më shumë e kam rritur unë vajzën se sa ajo sepse ikte në punë e kthehej në shtëpi të nesërmen. U përlesh fyt a fyt dhe humbi prej saj, iku kur unë kisha shumë nevojë për të”, tha ai.

Sipas familjarëve, ajo u rikthye në kohën e pandemisë në spital, ku edhe u infektua. Kraja ishte një ndër specialistet më të mira në historinë e spitalit të Shkodrës dhe prej 15 vitesh shërbeu si ki rurge edhe doli në pension.

Kirurgia e njohur shkodrane humb betejën me Covid 19, ndahet nga jeta Zyliha Kraja - Ora News

MË TË LEXUARAT

To Top