Rozë

Humbi të shoqin, Rita Petro flet hapur: Më thonë ti s’mund të kesh më dëshira për s*ks se je grua serioze

Shkrimtarja dhe poetja Rita Petro ka folur në lidhje me paragjykimet dhe jetën private pas humbjes së bashkëshortit të saj Latif Ajrullai, i cili ndërroi jetë dy vite më parë.Pak kohë më parë shkrimtarja e njohur deklaroi se pas humbjes së bashkëshortit, të gjitha dyert janë të hapura për dashurinë.Ndërsa ishte e ftuar në “Wake Up”, Petro u shpreh se nëse do të lidhej me një njeri, do të ishte me dikë me të cilin do të ketë “kimi bisede.”

SPECIALE/ “Ishte një ndjenjë aq e madhe, sa…”! Rita Petro rrëfen dashurinë  20-vjeçare që humbi, zbulon SMS-në e fundit për të: S'durohet gjatë pa ty!  – Balkanweb.com – News24

“Unë jam kundër martesës të paktën për moshën time. Nuk më duket e nevojshme ajo gjë por asnjëherë nuk them kurrë. Por unë kështu e mendoj, ndërsa një bashkëjetesë pak edhe së largu edhe një lidhje që me këtë partner që kalon fundjavën është një gjë e mirëseardhur.”- u shpreh ajo.Ndër të tjera, Petro foli edhe për pragjykimet me të cilat përballen të gjitha gratë e moshës së saj. “Mendësitë “Je grua serioze, ose ke fëmijë”, s’do të thotë që nuk je as sensuale, as që s’ke dëshirë të kënaqesh dhe të bësh s**s.

Por paragjykojnë sepse thonë që ti je në moshë të madhe, lërja të rinjve ato gjëra.”- tha shkrimtarja.Sipas Rita Petros dashuritë më të forta ndodhin pas moshës 30-vjeçare. “Unë e mendoj që mbi 30, mbi 40, të paktën edhe çfarë më ka ndodhur mua domethënë deri në 30 ti fillon dhe njeh veten tënde dhe quhesh i rritur. Unë e mendoj që dashuritë më të forta dhe më me arsye ndodhin mbi këtë moshë (30).”– tha ajo.

Rita Petro: Dua të shkruaj për seksin, një zonjë më sulmoi me këto fjalë “E  Diell”, 31 Janar 2021 - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top