Teksa u largua nga Shtëpia e Bardhë duke ia lënë vendin Joe Biden-it, Donald Trumpl u zotua se do të rikthehet në një mënyrë apo një tjetër.
Në rreshtin e parë të turmës që përshëndetën ish-presidentin e SHBA-ve, ndodhej vajza e tij, Ivanka Trump, e cila nuk i mbajti dot lotët. Pas saj, mbështetësit e ish-presidentit brohorisnin njëzëri ‘faleminderit Trump’.
Lamtumira i ngjante një prej tubimeve famëkeqe të fushatës Trump, e përfunduar me ‘YMCA’, kënga për të cilën Trump u largua.
Pas pak, do të zhvillohet inagurimi si president i Joe Biden. Në ceremoni ndryshme nga herët e tjera do të marrin pjesë shumë pak njerëz, ajo do të mbahet në orën 9:00 me orën amerikane. Donald Trump nuk do të marrë pjesë në inagurim pasi ai është larguar nga Shtëpia e Bardhë, pak orë para ceremonies. Biden do të marrë pushtetin pasi siguroi 306 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa Trump humbi, duke marrë vetëm 232 vota.