Dy Dj-të e njohur kosovar, Dagz dhe PM, të cilët u bënë pjesë e “Big Brother VIP”, në spektaklin e së premtes u votuan nga publiku per të dalë nga shtëpia.
Por, pastaj ndodhi një rrokadë dhe gjoja me votat e publikut, u vendos që njëri nga Dj-të të rikthehej sërish në lojë.
E, krejt kjo ngjante më shume si lojë fëmijësh e shpikur aty për aty, sesa si diçka e krijuar strategjikisht mirë për një emision televiziv.
Ani pse nën betimin se nuk do të ndaheshin asnjëherë, Dagz u kthye në lojë dhe la vetëm shokun, mikun dhe bashkëpunëtorin më të afërt jashtë. Të gjjthë po thonë se premtimi i dhënë u thye. Tradhëti, apo?