Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj u rikthye në ekran mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Big Brother VIP”, pas disa javësh mungesë. Ajo tha se ka kaluar disa ditë të vështira, por e kanë surprizuar mesazhet e publikut.
Ndërkohë, Trixa ka ndarë disa foto nga spektakli në rrjetet sociale, duke treguar si ka kaluar. Këngëtarja e ka përmbledhur këtë moment me një shprehje të saj,
e cila u bë virale kur ishte brenda shtëpisë: “si i thonë e bukur në shqip:. “Mbrëmë ka qenë një natë ehmm.. si i thonë “bukur” n’shqip?”, ka shkruar Beatrix në Instagram. Beatrix Ramosaj eshte shfaqur ne Big Brother Prime me ne fund dhe Arbana tregoi arsyen se pse ajo ishte vone: “Trixa eshte 4 ore me vonese per shkak te grimit”.
“Ju kërkoj ndjesë për vonesën. Erdha vonë sonte, ndjesë”, tha Beatrix, duke iu drejtuar Arbana Osmanit. Prezantuesja tregoi se stafi jo vetëm ka pranuar vonesën e këngëtares, por i ka dhënë kohë të bëjë edhe gripin.
“Nuk erdha në studio direkt, sepse kam pak e avashtë, ndryshe nga banorët e tjerë. Kisha nevojë të përpunoja ndjesitë dhe emocionet e mia pas Big Brother-it. Jam surprizuar nga kolegët për mirë, kam marrë mesazhe shumë të gjata. U përulem njerëzve, sepse nuk e kam pritur”, tha Beatrix. “A vazhdon të ndihesh njësoj për Donaldin?” – e pyeti Arbana. “Akoma edhe më shumë”, – u përgjigj Beatrix, duke marrë duartrokitjet në stud