Djali i moderatores Bora Zemani feston sot ditëlindjen e 8-të. Si çdo vit në datë 12 dhjetor, as këtë vit nuk ka munguar një urim shumë i ndjerë nga mami Bora për Arbnorin.
Krahas një foto kolazhi të tyre, Bora shkruan:
Ej ti, njeriu që më zbukuron jetën… dua të të uroj edhe 100 vite të bukura! Jam e prekur në çdo ditëlindje tënden sepse përpara syve kam një femijë jo vetëm të mencur, por mbi të gjitha të lumtur!! Kjo është krenaria më e madhe!
Ti je i vogli im që ke fuqinë të më japësh botën e të ndriçosh cdo ditë timen! Të dua Arbor dhe nuk e them dot me fjalë se sa!