Lajme

I çojnë komshitë ndonjë pjatë gjellë/ Rrëqeth shqiptari: Vajza jeton në Tiranë, vuaj për bukë mezi lëviz





Gjergj Peçi me probleme shëndetësore të mëdha jeton në kushte çnje rëzore, në një vend totalisht të braktisur. E vetmja ndihmë që ka ardhur tek Gjergji, janë banorët e lagjes të cilët i sjellin ndonjë pjatë ushqim. Gjergji ka një vajzë e cila jeton në Tiranë, fotografinë e të cilës e mban pranë krevatit ku fle.

“Unë lëviz vetëm për të marrë një bukë. Nuk kam njeri tjetër këtu që të kujdeset për mua. I kam motrat në Fier. Kërkoj ndihmë ekonomike apo një person të kujdeset për mua”.

Gjergj Peci nuk ka asnjë lloj ndihme nga shteti. Gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj ka kontaktuar me bashkinë e Vlorës dhe institucioni e ka siguruar se ambienti për të jetuar, mund t’i jepet pranë godinave të plazhit.

Ai ka nevojë për ndihmë, të gjithë ata që kanë mundësi të ndohmojnë sadopak, le të sensibilizohen me një person i cili nuk i ka mundësit si gjithë të tjerët.





MË TË LEXUARAT

To Top