Lajme

I dha fund jètës, motra e 35-vjeçares: Ma sillni këtu ta shoh trupin se nuk e besoj

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Sokol Halili ka privuar nga jeta vetën. Pas kësaj ashpër kanë reaguar familjarë të të ndjerës, Hamide Magashi.

Motra e saj është dëgjuar duke folur, ajo thotë se nuk beson se dorasi i ka marrë vetës jetën.

E njëjta në një audio që e ka siguruar Insajderi, dëgjohet duke thënë “ministria le të ma sjell trupin e pajet këtu”.

“Qitmi ti mu faktet, trupin e pajet, qite qetu para meje, du me ja pa foton unë, qata bima ti mu qetu, le të më thotë qaj ministër mua nërsy që i ka marrë jetëb vetes, le të ma bjen trupin e tij qetu, kqyre qa i bëjë, mua më thuaje nërsy”, ka thënë ajo derisa shton se nuk ka ministër sepse po të kishte sipas saj motra e tyre nuk do të ishte në këtë gjendje sot.

MË TË LEXUARAT

To Top